Formacionet zyrtare: Arsenal – Liverpool

Arsenal dhe Liverpool kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.

Topçinjtë janë nikoqirë të Reds në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të në Ligën Premier, takim që zhvillohet në Emirates nga ora 21:15.

Ekipi i Mikel Artetas vjen nga një barazim dhe një humbje në dy ndeshjet e fundit dhe synon t’i kthehet fitores në këtë derbi për të mbetur në hap me një pozitë që i dërgon në Evropë.

Në anën tjetër, ekipi i Jurgen Kloppit është bërë kampion edhe matematikisht para disa javësh dhe do të luajë pa ndonjë presion në këtë super-ndeshje.

Arteta ka vendosur të startojë me më të mirët, ndërsa Klopp ka bërë disa ndryshime për dallim nga ndeshjet e fundit.

Arsenal: Martinez, Holding, Luiz, Cedric, Torreira, Xhaka, Tierney, Pepe, Lacazette, Saka, Nelson.

Liverpool: Alisson, Alexander-Arnold, Gomez, Van Dijk, Robertson, Fabinho, Wijnaldum, Oxlade-Chamberlain, Mane, Salah, Firmino.