Gazeta evropiane shpërndan golin e Shaqirit kundër Serbisë nën komentimin e ‘çmendur’ të Andin Lokajt

Sot shënohet një vjetori nga fitorja gjigante e Zvicrës së kosovarëve kundër Serbisë në fazën e grupeve të Kupës së Botës.

“Helvetikët” triumfuan me rezultat 2-1 falë dy golave nga Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, shkruan Periskopi.Fillimisht Xhaka realizoi për të barazuar rezultatin me anë të një goditje të bukur nga distanca.

Ky gol mori jehonë edhe më të madhe pas postimit të tij në Instagram, ku shkroi: “Moj Serbi rrjetën ta shpova, se mu m’thojnë Granit Kosova”, por këtë postim ai e fshiu pas disa minuta.

Sidoqoftë, në mënyrë dramatike fitoren Zvicrës ia siguroi Shaqa përmes një shënimi në minutën e 90-të.

E këta dy gola duken edhe më të bukur dhe të ngjallin të rrënqethura të jashtëzakonshme kur shikohen nën komentimin e çmendur të Andin Lokajt.

As gazeta prestigjioze “Blick” nuk mundi të rezistojë pa e postuar në rrjetet sociale golin e Shaqës nën komentimin e Lokajt.