Formacionet zyrtare: Everton – Manchester United

Evertoni dhe Manchester Unitedi luajnë sot në Goodison Park nga ora 14:30 në kuadër të javës së 35-të në Ligën Premier.

Ekipi i drejtuar nga Ole Gunnar Solskjaer synon fitore për të mbetur në garë për një vend të top katërshe, pasi rezultatet tjera do t’ia zbehnin gjasat për një gjë të tillë.

Në anën tjetër, vendasit kanë pësuar humbje pas tri fitoreve radhazi dhe presin t’i kthehen përsëri fitores për të mbetur një pozitë për një vend në Ligën e Evropës.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

EvertonPickford; Coleman, Keane, Zouma, Digne; Schneiderlin, Gueye; Sigurdsson, Bernard, Richarlison; Calvert-Lewin.

Man UtdDe Gea; Dalot, Smalling, Lindelof, Jones; Matic, Fred, Pogba; Martial, Rashford, Lukaku.