Formacionet zyrtare: Francë – Shqipëri

Shqipëria do të sfidojë sot në orën 20:45 kampionët e botës në takimin e vlefshëm për eliminatoret e Europianit.

Data 7 shtator e vitit 2014 duhet të shërbejë si një frymëzim për grupin aktual të futbollistëve shqiptarë. Si sot pesë vite më parë, ekipi i drejtuar nga Xhani De Biazi arriti të merrte një fitore historike në transfertën me Portugalinë në nisjen e rrugëtimit për në Europianin 2016.

Trajneri kuqezi, Edoardo Reja ka preferuar që nga minuta e parë të luajë Keidi Bare
dhe Taulant Xhaka ta nisë nga stoli. Titullar është edhe Odise Roshi, i cili pritet të
luajë duke u ndërruar në krah me Elseid Hysajn, ndërsa në sulm mbetet dyshja
Uzuni-Balaj.

Shqipëria dhe Franca kanë publikuar formacionet: