Formacionet zyrtare: Islandë – Shqipëri, Reja debuton me risi

Shqipëria do të luajë kundër Islandës prej orës 15:00 për ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Europianit 2020. Formaconet zyrtare janë publikuar dhe ka surpriza të bukura, pavarësisht se rreshtimi i paraqitur grafikisht nga UEFA nuk është i saktë.

Trajneri Edy Reja debuton me Shqipëria me skemën e tij të preferuar 3-5-2. Dermaku, Ismajli dhe Veseli luajnë në qendër, ndërsa Hysaj dhe Lenjani nga krahët. Basha, Xhaka, Abrashi janë fortesa e mesfushës, ndërsa Balaj e Cikalleshi së bashku në sulm.

Islanda do të luajë me 4-4-1-1. Sigurdsson mbetet futbollist më i rrezikshëm i ishullorëve. Një ndeshje e një rëndësie jetike për kuqezinjtë tanë dhe fatet e grupit.

Formacionet zyrtare: