Formacionet zyrtare: Liverpool – Arsenal

Liverpooli dhe Arsenali i kanë publikuar formacionet zyrtare në kuadër të përballjes në 1/8 e finales së Carabao Cup (EFL Cup).

Ndeshja që zhvillohet në ‘Anfield Road’ do të fillojë në ora 20:30, e që do të jetë një përballje për t’u mos humbur.

Në këtë takim, The Reds do të jenë pa Nathaniel Clyne, Joel Matip dhe Xherdan Shaqiri, shkaku i lëndimeve.

Në anën tjetër, The Gunners nuk do të mund të llogarisin në, Granit Xhakën që është pushuar nga Unai Emery dhe Reiss Nelson që është i lënduar.