Formacionet zyrtare: Roma-Empoli

Në Stadiumin ‘Olimpico’, Roma dhe Empoli zhvillojnë ndeshjen e javës së 27-të në Serie A.

Romakët janë në kërkim të top-katërshes, prandaj nuk guxojnë të lëshojnë pikë.

Në ndërkohë kjo është ndeshja e parë e tyre nën drejtimin e trajnerit të ri, Claudio Ranieri.

Strategu italian dhe homologu i tij në skuadrën kundërshtare, Giuseppe Iachini, i kanë gati formacionet për këtë përballje.

Formacioni startues i Romës: Olsen; Florenzi, Juan Jesus, Marcano, Santon; Cristante, Nzonzi; Kluivert, Zaniolo, El Shaarawy, Schick.

Formacioni startues i Empolit: Dragowski; Veseli, Silvestre, Dell’Orco; Di Lorenzo, Acquah, Bennacer, Krunic, Pasqual; Caputo, Farias.