Formacionet zyrtare: Shqipëri – Moldavi

Kombëtarja shqiptare do të luajë sonte në orën 20:45 në “Elbasan Arena”, kualifikuesen e radhës, të dytën për muajin qershor. Para pak ditësh, më 8 qershor, kuqezinjtë tanë u mundën minimalisht në Rekjavik, ndaj Islandës vendëse. Ajo ishte ndeshja debutuese për trajnerin Reja, i cili do të ketë mundësinë ta largojë shijen e keqe të transfertës pararendëse, shkruan Fokusi.info.

Mbrojtja me tre do të kompletohet me Ismajlin dhe Veselin. Mesfusha me pesë do të ndryshojë dukshëm. Basha dhe Lenjani do të ulen në stol. Hysaj, Xhaka, Kaçe dhe Aliji pritet të përbëjnë këtë repart të kombëtares sonë. Dy janë prurjet e reja të Rejës në mesfushë, sikurse duket: Kaçe dhe Aliji, në krahasim me formacionin startues ndaj Islandës.

Edhe sulmi do të pësojë ndryshime. Cikalleshi dhe Balaj do ta nisin nga stoli, duke iu dhënë mundësinë Uzunit dhe Sadikut për titullarë ndaj Moldavisë. Elbasanasi luajti disa minuta në Rekjavik, më 8 qershor, ndërsa beratasi nuk u aktivizua fare. Pra, të dy janë të freskët fizikisht.

Moldavia, në anën tjetër, vjen nga një fitore minimale ndaj Andorrës dhe kërkon ta befasojë edhe Shqipërinë./Fokusi.info/

Formacionet zyrtare: