Formacionet zyrtare: Slloveni – Kosovë

Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes Kosovës dhe Sllovenisë, që do të zhvillohet sonte nga ora 20:45.

Kosova do të përballet me mungesa të mëdha në ndeshjen e saj të parafundit në Ligën e Kombeve, sonte kundër Sllovenisë në Lubjanë.

Hiç më pak se nëntë futbollistë s’do të gjejnë në gjendje të paraqiten për verdhekaltrit për shkaqe të ndryshe, si lëndime, pezullime, Covid-19 dhe probleme me dokumente.

Të pezulluar: Herolind Shala dhe Benjamin Kololli, të lënduar: Bersant Celina, Idriz Voca, Florent Muslija dhe Arbër Zeneli, të kufizuar nga Covid-19: Milot Rashica dhe Leart Paqarada, probleme me dokumente: Betim Fazliji.

Objektivi i vetëm i Kosovës është qëndrimi në Ligën C, pasi për diçka më shumë, ashtu si në edicionin e parë të Nations League – tashmë është shuar çdo ëndërr.Sllovenia:

Ndeshja e xhiros së parafundit në Grupin 3 të Ligës C mes Sllovenisë dhe Kosovës do të zhvillohet në Stadiumin Stožice Sports Park, pa praninë e shikuesve, duke filluar në orën 20:45.

Formacionet: