Interi triumfoi ndaj Lazios, rrëmbeu kreun e tabelës (Video)

Interi ka arritur ta marr edhe një fitore, duke e mposhtur Lazion në derbin e javës së pestë të Serie A me rezultat 1-0.

Djelmoshat e Antonio Contes kanë vazhduar me seri perfekte, duke marr pesë fitore nga pesë ndeshjet e para në Serie A dhe duke u kthyer si lider në renditje.

Zikaltërit e nisën më mirë takimin, ku kërkonin të vinin sa më parë të goli.

Zhvillohej minuta e 23-të kur një harkim i bukur i Cristiano Biraghit gjeti kokën e Danilo D’Ambrosios që shënoi për 1-0.

Pjesa e dytë ishte shumë e mirë, ku të dy skuadrat luajtën futboll të hapur dhe me shumë raste.

Politano, Barella dhe Lukaku kishin raste të mirë për Interin, por Thomas Strakosha ishte në vend.

Në anën tjetër me Immobillen ka mundur ta marr një barazim, por që gjuajtjet e tij nuk qëlluan cakun.

Interi tani ka 15 pikë, ndërsa Lazio ka shtatë pikë pas pesë ndeshjes.

https://streamable.com/uv6qw