Formacionet zyrtare: Slovan Bratislava – Feronikeli

Feronikeli do ta zhvillojë sot ndeshjen e parë të rrethit të dytë eliminator në Ligën e Evropës, ku do të përballet me Slovan Bratislavën në Sllovaki nga ora 18:00, shkruan fokusi.info.

Kampioni i Kosovës në rast të kualifikimit kundër Slovan Bratislavës do të ketë punë shumë të vështirë, pasi do të përballet me humbësin e sfidës, Dundalk – Qarabag.

Ndeshja e parë zhvillohet në Sllovaki, ndërsa pas një jave luhet takimi kthyes në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, aty ku pritet të zbardhet gjithçka sa i përket fatit të skuadrës së fundit kosovare që luan në garat ndërkombëtare.

Zekerija Ramadani ka bërë disa ndryshime në formacion, ku nga minuta e parë do të startojë Argjend Malaj. Po ashtu edhe braziliani Jean Carioca është kthyer në 11-shen startuese.

Këto janë formacionet zyrtare: