Forumi i Prespës: Kurti takon sërish Edi Ramën, kjo është përshëndetja mes tyre

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar homologun e tij shqiptar, Edi Rama.

Takimi ka ndodhur në Ohër, në kuadër të punimeve të “Forumit të Prespës”, shkruan Klan Maqedonia

Përveç Kurtit e Ramës, aty po marrin pjesë edhe kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq si dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.

Para Ramës, Kurti bashkë me ministren Gërvalla ka takuar emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.