Gashi (BSPK): Ka munguar transparenca në Ligjin e Pagave

Kryetari i Këshillit Drejtues i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Ali Gashi, ka thënë se në ligjin për paga ka munguar transparenca.

Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai ka shtuar se është shqetësuese që tani ky ligj do t’i nënshtrohet sërish procedurave tek ministria e Financave.

“Pothuajse janë të gjeturat e njëjta për arsye se ne këto edhe i kemi ngritur në të gjitha takimet. Të them të drejtën problemi është që ka munguar transparenca”.

“Ne kur e kemi theksuar gjithmonë se mungesa e grupeve të interesit – në këtë rast sindikata dhe grupet e shoqërisë civile të cilat preken nga ky ligj, në një farë forme edhe në kuptimin material edhe profesional – qeveria dhe ministria ka hezituar”.

“Gjithmonë e kam deklaruar se është dashur kujdes i madh dhe tash del që ligji thjeshtë ka defekte substanciale, por ajo që është më shqetësuese është fakti se kjo tani do t’i nënshtrohet sërish dërgimit tek ministria për Financa, Punë dhe Transfere”.