Fotoreporteri nga Zelanda e Re rrëfim për luftën: Qava me të madhe, kam takuar edhe Adem Jasharin

Fotoreporteri i njohur i Zelandës së Re, Wade Goddard ka dhënë ekskluzivisht një intervistë për “Vizionin e Pasdites”, ku rrëfen momentet e luftës në Kosovë që ai ka mundur të kapë përmes kameras së tij e që më pas gjithë bota i ka parë në raportimet e faqeve të para të mediave prestigjoze.

Ai ka treguar se kishte takuar edhe komandantin lejgendar, Adem Jasharin.

“Në vitin 1998 takova Adem Jasharin dhe diku thellë, në një luginë nuk kishte vetëm një luftë. Nga viti 1998 në 1999, unë ndodhesha në Serbi kur filluan bombardimet, pastaj shkova në Prishtinë, kur lashë Beogradin. Pjesën më të madhe të bombardimeve të përgatitura i kalova në Shqipëri, në veri”, thekson ai duke shtuar se ka parë histori të trishta njerëzore, disa nga të cilat i ka përjetësuar në foto./VizionPlus/