Franca ka kaluar në epërsi, Giroud “tund” rrjetën e polakve

Ka përfunduar pjesa e parë e sfidës së fazës së 1/16-ve, mes Francës dhe Polonisë.

Pas shumë rasteve të shpërdoruara, ekipi i Francës ka arritur të gjejë golin në minutën e 44’, më sulmuesi Oliver Giroud, duke u shndërruar në lojtarin me më shumë gola në historinë e “gjelave” me 52 të tillë.