Barcelona triumfoi ndaj Liverpool, Messi arriti golin e 600-të (video)

Barcelona shënoi fitore me rezultat 3 – 0 ndaj Liverpool në ‘Camp Nou’ në ndeshjen e parë të gjysmëfinales, raporton Fokusi.info.

Gjatë gjithë kohës Barcelona ishte më e mirë se Liverpool, si dhe këtë e dëshmoi edhe fakti se Barcelona kaloi në epërsi qysh herët në pjesën e parë me golin e shënuar nga Luis Suarez në minutën e 26-të.

Më pas, pjesën e dytë më mirë e filloi Liverpooli, i cili provoi disa herë, por portieri i Barcelonës bëri disa pritje të shkëlqyeshme dhe ia mohoi golin mysafirëve.

Në minutën e 75-të doli në skenë Lionel Messi, i cili shënoi golin e dytë për vendasit.

Magjia e tij, shënoi një supergol nga gjuajtja e lirë në minutën e 82-të për rezultatin 3 – 0.

Ky ishte goli i 600-të i Messit me fanellën e Barcelonës.

Ndeshja e kthimit Liverpool – Barcelona, luhet më 7 maj ( të martën).

Me këtë fitore Barcelona është shumë afër finales, ku e pret fituesin e ndeshjes tjetër mes Ajaxit dhe Tottenhamit.

https://www.youtube.com/watch?v=nYs-auBBGmE