Franca kualifikohet tutje, mposht Poloninë

Kombëtarja e Francës është kualifikuar në çerekfinalen e Kupës së Botës “Katar 2022” pas fitores ndaj Polonisë.

“Gjelat” triumfuan 3:1 ndaj kombëtares polake në “Al Thumama Stadium” në Doha.

Olivier Giroud hapi llogarinë në minutën e 44-të me një gol të bukur, falë edhe asistimit të Mbappes. Ky gol e bëri Giroudin golashënuesin më të mirë në histori të Francës me 52 gola.

Golin e dytë për Francën e shënoi Kylian Mbappe në minutën e 74-të me një goditje të fuqishme.

I njëjti futbollist nuk u ndal me aq. Mbappe realizoi golin e tretë në minutën e parë shtesë.

Krejt çfarë bën polakët në këtë sfidë ishte goli i Lewandowskit nga penalltia në minutën e shtatë shtesë.

Franca në çerekfinale do të ballafaqohet me fituesin e takimit Angli – Senegal.