Leicester City e shkatërroi Southamptonin duke e mposhtur 0 – 9 (Video)

Leicester City ka marr fitore si mysafir i Southamphton me rezultat 0 – 9 në kuadër të ndeshjes hapëse të javës së 10-të.

Një rezultat që nuk arrihet shpejtë, sidomos në një garë si Liga Premier.

Benjamin Chilwell e hapi ndeshjen në minutën e 10-të, duke paralajmëruar se në këtë ndeshje kanë ardhur vetëm për fitore.

Ryan Bertrand mori karton të kuq direkt dhe kjo ia lëhtësoi fitoren Liecesterit.

Yuri Tielemans, Ayose Perez dy herë dhe Jamie Vardy shënuan në pjesën e parë për ta mbyllur me rezultat 5-0.

Perez e kompletoi het-trikun me fillimin e pjesës së dytë, ndërsa të njëjtë gjë e bëri edhe Vardy duke shënuar edhe dy herë.

Në listën e golashënuesve u shkrua edhe James Maddison, për tu mbyllur ndeshja 9-0.

Me këtë fitore Leicester shkon në kuotën e 20 pikëve dhe është në vendin e dytë në Ligën Premier.

https://www.youtube.com/watch?v=Jam5I26SbQY