Frashër Krasniqi denoncon sulmin në polici

Ish’deputeti Frashër Krasniqi momentalisht është duke denoncuar në policinë e Kosovës sulmin që sipas tij iu është bërë nga kandidati për deputet i LVV’së, Albin Gashi, raporton T7 nga vendi i ngjarjes.

Lajmin për sulmin e kanë dhënë nga PSD’ja përmes një njoftimi për media, megjithatë, nuk janë dhënë detaje lidhur me atë se kur ka ndodhur rasti.

Detaje nuk kanë dhënë as në policinë e Kosovës të kontaktuar nga Gazeta Express.