Frenkie de Jong fiton çmimin e parë individual me fanellën e Barcelonës

Frenkie de Jong ka fituar çmimin e parë individual që nga transferimi i tij tek skuadra e Barcelonës.

Mesfushori holandez, de Jong, është shpallur lojtari më i mirë (MVP) i ‘Joan Gamper Trophy’, duke fituar kështu çmimin e parë individual me Barcën.

De Jong u paraqit kundër Arsenal për 46 minuta, por këto minuta i mjaftuan atij që ta bënte të vetin çmimin MVP.

Në këtë ndeshje ku shkëlqeu holandezi, Barca ka triumfuar me rezultatin 2:1, para tifozëve të saj, në ‘Camp Nou’.

Golat për Barcelonën u shënuan nga Maitland Niles (autogol) dhe Luis Suarez, kurse për Arsenal shënonte Aubameyang.