Frikë dhe panik, tërmet me magnitudë 4,5 ballë, dëmtohen ndërtesa, njerëzit dalin në rrugë

Një tërmet me madhësi 4,5 është regjistruar në Scarperia San Piero, në provincën e Firencës, në Mugello në orën 4,37 të natës.

Lajmi është dhënë nga Instituti gjeofizik vullkanologjik kombëtar. Epiqendra e goditjes ndodhej në një thellësi prej 9 km.

Lëkundje të tjera më të më të vogla me magnitudë 4.4 deri në 3.5 vogla shoqëruan më pas goditjen e parë.

Si pasojë e lëkundjeve ka patur dëme materiale në disa ndërtesa në Scarperia San Pietro dhe Barberino.

Shumë njerëz, të trembur u larguan nga shtëpitë e tyre dhe e kaluan natën në makina.

Tronditja me madhësi 4,5 u ndje në qytetet Firence dhe Pistoia.

Në Borgo San Lorenzo, Marradi, Barberino dhe Vicchio, shkollat kanë pezulluar mësimin. Transporti hekurudhor u paralizua kryesisht në linjat e trenave të shpejtësisë së lartë, Firenze-Bolonjë- Empoli- Pisa.

Tërmeti në Mugello vjen një shekull pas atij të vitit 1919, i fuqisë 7-9 i shkallës Merkal, i cili shkaktoi vdekjen e më shumë se 100 njerëzve.