Frikë nga tërmeti në Shëngjin të Shqipërisë, pushuesit dalin nga objektet, disa nisen për Kosovë!

Ndihen lëkundje tërmeti mbrëmjen e sotme në qytetin e Lezhës.

Tërmeti ka pasur një magnitudë të shkallë Rihter 4.2 me një thellësi prej 1 km.

Tërmeti e ka pasur epiqendrën vetëm 9 kilometra larg Lezhës dhe 53 km larg Durrësit, në detin Adriatik, ndërsa shumë pushues raportohet të kenë dalur rrugëve të qytetit madje disa kosovarë janë nisur për tu kthyer në Kosovë. Kështu të paktën raportojnë mediat./Fokusi.info/