Ambasada e SHBA-ve del me reagim zyrtar, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Ambasada Amerikane ka reaguar për herë të parë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila vlerësoi se Qeveria Hoti është jolegjitime. SHBA bën thirrje që të gjitha partitë politikë të respektojnë vendimin e Kushtetueses.

Poashtu, SHBA kërkon që qytetarët duhet të kenë mundësinë që të zgjedhin përfaqësuesit e tyre përmes zgjedhjeve të lira.

“Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje të gjitha partive politike dhe institucioneve në Kosovë të respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të sigurojnë që qytetarët e Kosovës të kenë mundësinë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre përmes zgjedhjeve të lira, të drejta dhe paqësore” thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Prishtinë.