FSK arrin suksese në garën e “Luftëtari më i mirë” në Iowa të ShBA-së

Forca e Sigurisë së Kosovës përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se me ftesën nga Garda Kombëtare e Ioëas të Shteteve të Bashkuar atë Amerikës, pjesëtarët nga FSK-ja, Agron Bojku dhe Emir Ahmetaj morën pjesë në garën e “Luftëtari më i mirë” ku sipas njoftimin, treguan performancë të lartë duke përfaqësuar Kosovën në mënyrën më të mirë.

Sipas FSK-së, partneriteti me Iowan është një nga partneritet më të suksesshme që ka krijuar mundësi për t`u trajnuar e shkëmbyer përvojat së bashku.

Ndërkaq, sipas kësaj force, gara e “Luftëtari më i mirë” është në garë vjetore ku pjesëmarrësit sfidohen në disa disiplina ushtarake, si ato fizike e taktike dhe vlerësimi bëhet për secilën disiplinë.

“Ushtarakët nga FSK-ja, treguan disiplinë dhe së bashku me pjesëmarrësit tjerë shkëmbyen përvojat e tyre, falë angazhimit disiplinës dhe përkushtimit ata radhitën ndër më të mirët, në kategorinë e ushtarëve OR3 Emir Ahmetaj u rendit i katërti , ndërsa OR5 Agron Bojku në kategorinë e nënoficerëve u rendit i pesti”.

“Kjo garë sfidon pjesëmarrësit në: testim fizik, kualifikimi me armë M4, gjuajtje stresuese me M4 dhe M17, navigim tokësor ditën dhe natën, detyrat e luftëtarit, poligoni me pengesa, hedhja e granatës, paraqitja para bordit, marshimi me pesha në 20 km dhe detyra tjera të luftëtarit”, thuhet tutje në njoftimin e FSK-së.

Lini një Përgjigje