Haradinaj për Hyzri Tallën, Ilir Durmishin dhe Afrim Maliqin: Rënia e tyre ishte goditje për UÇK-në

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka kujtuar veprimtarët Hyzri Talla, Ilir Durmishi dhe Afrim Maliqi, në 25 vjetorin e rënies së tyre.

Sipas Haradinajt, rënia e tyre ishte goditje për UÇK-në, por edhe frymëzim për vazhdimin e rrugës për liri.

“Përulemi para veprës së tyre në shërbim të Atdheut. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Haradinaj.