Fuqia e pasaportës, përmirësohet Shqipëria, qytetarët mund të lëvizin në 116 vende pa vizë

0
270

Shtohen vendet drejt të cilave shqiptarët mund të ikin pa viza. Dhe nuk janë pak por plotë 116 shtete ku shqiptarët mund të lëvizin pa pasur nevojë të pajisen me vizë.

Këtë e konfirmon edhe raporti i fundit i “Hanley&Partner”, i cili e rendit Shqipërinë në vend të 48 sa i takon pasaportave më të fuqishme në botë.

Në indeksin e publikuar në muajin janar, i cili rishikohet çdo tre muaj, Shqipëria listohej e 50-ta, me lëvizjen e qytetarëve pa viza drejt 115 vendeve. Pra, për tre muaj listës i është shtuar dhe një destinacion tjetër drejt të cilit qytetarët shqiptar mund të ikin pa nevojën e vizës.

Vendi europian me pasaportën më të dobët është Kosova që Hanley&Partner” e rendit në vendin e 95, ku qytetarët mund të lëvizin lirshëm vetëm drejt 43 vendeve, duke përfshirë katër vendet fqinje, Shqipërinë, Malin e Zi, Serbinë dhe Maqedoninë.

Sa i përket rajonit, Bullgaria është në vend të 19, Serbia në vend të 38-të, Maqedonia në 42, Mali i Zi në vend të 43.

Në kontinentin europian pasaporta gjermane mbetet dokumenti më i fuqishëm i udhëtimit, ndërsa, Japonia, Koreja e Jugut dhe Singapori vijojnë të kryesojnë listën si vendet me pasaportat më të fuqishme në botë. Mbajtësit e pasaportës të së secilit nga këto tre vende mund të vizitojnë 189 shtete pa pasur nevojë për vizë.