Hoti: Kosova të jetë gati për dialog, i cili duhet të përfundoj me njohje reciproke

Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është shprehur i kënaqur me emërimin e Gabriel Escobar si i dërguar special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor.

Kjo, sipas tij, tregon përkushtimin e administratës Biden për rajonin dhe dialogun Kosovë- Serbi.

Kosova në fund thotë Hoti se duhet të jetë gati për dialog, i cili duhet të përfundoj me njohje reciproke.

Postimi i plotë i Hotit:

I kënaqur që shoh emërimin e z. Escobar si i dërguar special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor. Kjo tregon përkushtimin e Administratës Biden për rajonin dhe dialogun Kosovë-Serbi. Kosova duhet të jetë gati për dialog, i cili duhet të përfundojë me njohje reciproke.