Furgoni përplaset me karrocën e gomarit, ndërron jetë 77-vjeçari

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një qytetari ka ndodhur në Lushnje. Ngjara ka ndodhur në aksin rrugor, Stan Karbunar-Lushnje.

Mësohet një furgon sprinter tip “Benz” është përplasur me një karrocë që tërhiqej nga një gomar.

Për pasojë ka humbur jetën 77-vjeçari Kostandin Vershi, i cili po udhëtonte në karrocë. Po ashtu si pasojë e përplasjes shumë të fortë ka ngordhur edhe gomari që tërhiqte karrocën.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë e mjetit. Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e furgonit dhe po kryen veprimet hetimore.

Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./tvklan.al