Fury vs Chisora, ja ku transmetohet meçi

Tyson Fury do ta synojë mbrojtjen e titullit kampion në pesha të rënda ndaj Derek Chisoras.

Meçi do të zhvillohet në Londër, në “Tottenham Hotspur’s Stadium”, transmeton fokusi.info.

Kjo përballje do të transmetohet drejtpërdrejt nga SuperSport 2.

Transmetimi i drejtpërdrejtë fillon në orën 20:00, teksa meçi pritet të fillojë dikur rreth orës 21:30.

Sa u përket boksierëve, ata janë përballur edhe dy herë në të kaluarën. Në të dyja rastet fitues ka dalë Fury.

“Gypsy King”, pos mbrojtjes së titullit, do të synojë ta ruajë epitetin si i pamposhtur.