Futbollisti afrikan i Kukësit këndon dhe ngrit atmosferën me “Shqipëri, o nëna ime” (video)

Kukësi vijon përgatitjet për sezonin e ri në freskinë e Mavrovës së Maqedonisë së Veriut. Trajneri Shpëtim Duro dhe të tijtë po djersijnë fort në fushat stërvitore, ndërkohë që vëmendja mbahet edhe nga merkatoja.

Sikurse është zakoni edhe në klubet e mëdha evropiane, të ardhurit rishtas duhet të këndojnë një këngë para ekipit, si “inaugurim”. Një gjë të tillë e ka bërë edhe Oumar Toured Camara.

Futbollisti afrikan është huazuar nga Besëlidhja dhe do të luajë me nënkampionët e vendit në sezonin e ri.

Ai ka kënduar para skuadrës kuksiane këngën e famshme për shqiptarët “Shqipëri, o nëna ime”, me “pronar” Gëzim Nikën.

Bie në sy shqipja e qartë e mesfushorit, i cili ngre peshë edhe bashkëlojtarët, që këndojnë bashkë me të dhe e filmojnë me celularë. /Telesport/