Futbollisti nigerian vdes në fushë, bashkëlojtarët shpërthejnë në lot pasi marrin vesh lajmin

Chieme Martins i Nasarawa United ndërroi jetë pasi u rrëzua në fushë gjatë ndeshjes të së dielës në Ligën Profesionale të Nigerisë kundër Katsina United.

Lojtari ra në tokë pas një përplasjeje me lojtarin kundërshtar pasi asnjëri prej tyre nuk goditi topin.

Ambulanca ishte e stacionuar në stadium siç raportohet por nuk u nxitua fare, duke shkaktuar një vonesë në kërkimin e trajtimit mjekësor për lojtarin, përcjell lajmi.net.

Kuptohet që ai u dërgua më vonë në spital në një automjet normal, por mjekët nuk arritën ta ringjallnin atë dhe iu konfirmua vdekja menjëherë pas mbërritjes.

Lajmet për vdekjen e tij u kumtua më vonë gjatë ndeshjes, e cila përfundoi 3-0 në favor të Nasarawa, duke lënë shokët e tij të skuadrës të papërmbajtshëm kur mësuan për humbjen e tyre tragjike.