Juventusi e mposht Romën me rikthim në një triller të vërtetë në Olimpiko

Derbi i Italisë mes Romës e Juventusit këtë të diel ka dhuruar spektakël të jashtëzakonshëm.

Ishte minuta e 11-të kur Abraham i dha epërsinë e parë romakëve përball “Zonjës së Vjetër”, ku nuk kaluan më shumë se shtatë minuta që Dybala ta barazojë rezultatin në 1-1.

Me këto dy gola u mbyll edhe pjesa e parë, ku më të nisur pjesa e dytë ishte Mkhitaryan që shënoi për Romën. Ndërsa, vetëm pesë minuta më vonë Pellegrini çoi shifrat në 3-1.

Kur u mendua se Roma tashmë e ka siguruar fitoren, Locatelli i ngushtoi shifrat në 3-2 në minutën e 70-të të takimit.

Katër minuta më vonë, Juventusi e befasoi Romën duke e barazuar rezultatin në 3-3 me anë të Kulusevskit, ndërsa për epërsinë përfundimtare dhe kthimin e jashtëzakonshëm, Juventusit iu deshën edhe tre minuta të tjerë ku De Sciglio shënoi për 3-4.

Me këtë fitore, Juventusi është në vendin e pestë me 38 pikë, ndërsa Roma gjendet në pozitën e tetë me 32 sosh.