Futet me Ferrari në liqen

Mucciaccio ishte në gjendje të shpëtojë nga Ferrari para se të fundoset dhe të sillet në breg nga ndihma e një peshkatari vendas.

Një njeri nga Florida që voziti Ferrarin e tij 360 drejt një liqeni, i tha policisë se ai e bëri atë gjest, sepse Jezusi i tha ashtu.

Pamjet e CCTV kapën momentin kur 48-vjecari ‘fluturoi’ në drejtim të liqenit.

Mucciaccio ishte në gjendje të shpëtojë nga Ferrari para se të fundoset dhe të sillet në breg nga ndihma e një peshkatari vendas. Më pas ai vazhdoi të bëj një deklaratë mjaft të çuditshme për policinë, transmeton “Alsat M”.

“Jezusi më tha të kaloj nëpër një portë të vogël dhe në një dritare të vogël. Jezusi më bëri njeriun më të mençur në Tokë dhe është kaq e vështirë që të kesh këtë përgjegjësi. Paratë do të jenë të parëndësishme për dy ditë, mos harroni të buzëqeshni” deklaroi ai.