Gabon redaktori, por politika suspendon kryeredaktorin

Menaxhmenti i RTK, pas presioneve nga Presidenca dhe i emëruari politik në bordin e RTK, Besnik Boletini, suspenduan gjatë ditës së djeshme kryeredaktorin e webfaqes së RTK, Altin Ahmeti, edhe pse i njëjti ishte në fazën e inicimit të masave disiplinore ndaj vartësit të tij që kishte postuar lajmin mbi skandalin e harxhimeve të deputetëve, ku u përfshi dhe Presidenca e Kosovës.

Ushtruesi i Detyrës i Drejtorit në RTK, Shkumbin Ahmetxhekaj ka suspenduar kryeredaktorin e webfaqes së RTK Altin Ahmeti, pas presioneve nga bordi i ri në krye me Besnik Boletinin dhe Presidencën e Kosovës, edhe pse kryeredaktori, Altin Ahmeti, nuk kishte gisht në postim.

Suspendimi i kryeredaktorit ka ndodhur të shtunën u bë gjatë ditës së shtunë, ditë e cila është kthyer në një ditë kur bordi i RTK bashkë me U.D të Drejtorit të Përgjithshëm shkarkojnë dhe suspendon njerëz që prej 3 javësh.
Fillimisht, u shkarkua Drejtori i Përgjithshëm, Ngadhnjim Kastrati për të vijuar më pas me Zv/Drejtorin Mentor Shala dhe krejt në fund, kryeredaktorin e webfaqes, Altin Ahmeti.

Por ky i fundit ka reaguar duke sqaruar se nuk është përgjegjës për postimin e bërë nga kolegu i tij, duke thënë se përgjegjësia në gazetari është individuale

Postimi i plotë i Altin Ahmetit:

Në gazetari gabimi ka emër mbiemër dhe është personal

Në disa media të ndryshme, për shkak të informatave të dala jo zyrtarisht nga njerëz brenda RTK-së , informata këto gjysmake të cilat më kanë njollosur personalisht dhe profesionalisht, u raportuar se unë, Altin Ahmeti, jam shkarkuar apo suspenduar nga pozita e kryeredaktorit të webfaqes së RTK-së.
Raportimet mediale aludonin në shkarkimin tim për shkak të shpërndarjes së lajmit për Presidenten e Kosovës, një lajm ky i huazuar nga Ekonomia Online nga pjesa më e madhe e mediave, përfshirë dhe webfaqen e RTK-së.

Dëshirojë të theksojë pëmes këtij reagimi që unë si kryeredaktor, nuk jam i përfshirë në asnjë mënyrë në shpërndarjen e këtij lajmi dhe për këtë janë të njoftuar menaxhmenti dhe bordi i RTK-së.

Lajmi në webfaqen e Rtk-së është postuar nga Fadil Sertolli, i cili ka titullin Gazetar-Redaktor dhe i njëjti jo vetëm që ka pranuar rastin, por edhe ka marrë përsipër gabimin.( Po e bashkëngjes letrën e Fadil Sertollit me qëllim të nxjerrjes së vërtetës)

Pas fshirjes së lajmit dhe shpërfaqjes së fakteve se nga dhe si erdhi deri te huazimi dhe postimi i lajmit, në konsultim me Udhëheqsin e mediave online, u pajtuam për marrjen e masave disiplinore ndaj personit përgjegjës për postimin e lajmit.
Duke qenë se dje ishte e shtunë dhe Administrata e RTK nuk punon, mbeti që masa disiplinore të evidentohej në administratë gjatë ditës së hënë.

Por kjo procedurë, e cila më takon të inicohet dhe zbatohet nga ana e ime si epror i Gazetarit-Redaktorit Fadil Sertolli mu pamundësua nga menaxhmenti i RTK-së, i cili edhe pse ishte në dijeni për personin që kishte postuar lajmin, vendosën masën e suspendimit ndaj meje si kryeredaktor.

Sapo jam njoftuar me këtë masë, po përmes një letre i kam kërkuar U D së Drejtorit të Përgjithshëm përmes një emailli, që të rishqyrtojnë vendimin për suspendimin tim( Po bashkëngjis edhe letren që e kam dërguar).

Siç mund ta lexoni në letër, nuk mundem të mbahem përgjegjës jo vetëm juridikisht, por edhe praktikisht.
Webfaqja punon nga ora 6 e mëngjesit deri ne ora 1 pas mesnate, 7 ditë në javë dhe asnjë kryeredaktor në botë nuk mund ta mbikqyrē procesin duke punuar 17 orë në ditë dhe 7 ditē në javë. Janë 300-400 lajme që postohem gjatë një dite dhe sikur të ishte vetëm një person përgjegjës, në këtë rast kryeredaktori, krahë edhe të kishte nuk do mund tia dilte.

Për këtë qëllim, të punësuarit në webfaqen e RTK kanë titullin gazetar-redaktor, duke qenë përgjegjës për ato që postojnë.

Të njejtat fakte do ti prezentojë jo vetëm në komisionin disiplinorë por edhe ne Inspektoriatin e Punës, Gjykatat në Kosovën dhe në të gjitha organizatat vendore dhe ndërkombëtare të gazetarëve. Nuk do të lejojë njollsjen time personale dhe profesionale.