Mjekët e përgjithshëm protestojnë të hënën para zyrës së Lutfi Hazirit

0
252

Të hënën duke filluar nga ora 10:00 në Gjilan, para zyreve të kryetarit të komunës së Gjilanit, mbahet protesta e Mjekëve të Përgjithshëm të papunë të komunës sonë, thuhet në njoftim.

Në asnjë komunë sikurse në Gjilan, gjendja nuk është kaq e mjerueshme, me kaq shume mjek të Përgjithshëm të papunë, me dhjetëra, pa mundësi të ushtrimit të profesionit për vite, pa asnjë të ardhur, pa asnjë rrugëdalje. Konkurset dhe punësimet hapen në bazë të interesave të individëve të caktuar, pranohen individët në baza partiake, familjare dhe aksionare.

Mjeket e Përgjithshëm të papunë, me afër 20 vite shkollim, ecin rrugëve të varfër dhe të shtyrë të zgjasin dorën, sepse për kategoritë e tjera të punës janë të mbi kualifikuar ose të papërputhshëm.

Gjithashtu, e kanë të ndaluar të ushtrojnë profesionin në aktivitete ose ordinanca private vetanake. Kjo është burgu i mjerimit për ta kurse komuna benë pazare në vend të menaxhimit me burimet njerëzore të shëndetësisë thuhet në njoftimin e Grupit të mjekëve të Përgjithshëm, Doktorë të Mjekësisë të licencuar, të papunë nga komuna e Gjilanit thuhet në njoftimin e dërguar nga Armend Selimi./rajonipress/