Gabriel Escobar mbërrin nesër në Tiranë, zbardhet axhenda

Në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 14 majit, i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar pritet që nesër të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Mësohet se Escobar do të vizitojë Tiranën në datat 11-13 Prill.
Ndërkohë, bëhet me dije se i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikes do të zhvillojë një takim me presidentin e vendit, Bajram Begaj më pas edhe me kryministrin Edi Rama.

Gjithashtu, Escobar pritet që të takohet me kreun e komanduar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj dhe deputeti Gazment Bardhi.