Publicistja kosovare paralajmëron zgjedhje të reja

Publicistja Flaka Surroi ka paraljmëruar se vendi mund të shkoj në zgjedhje të reja.

Kjo sipas saj mund të ndodhë nëse dështon arritja e marrëveshjes ndërmjet Vetëvendosjes e LDK-së.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme ka pasur përplasje ndërmjet zyrtarëve të VV-së e LDK-së për shkak të mosarritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje ditën e hënë.

Një deklaratë e Glauk Konjufcës, ka nxitur reagime të shumta të zyrtarëve të LDK-së.

Reagimi i plotë i Surroit:

Nëse s’ka marrëveshje, ka, me gjithë gjasë, zgjedhje të reja.

Kjo do të thotë hala mandat për Qeverinë më të keqe që kemi pasur ndonjëherë;

Do të thotë t’i hysh zgjedhjeve të reja pa reformë zgjedhore, pra njësoj si tash, e të presësh dy muaj për ta futur me zor Nismen ne Kuvend;

Do të thotë mbytja e shpresës dhe entuziazmit të atyre që votuan për ndryshim.