Gafa e Princ William që po bën xhiron e botës (video)

0
411

Duka dhe dukesha e Kembrixhit ndanë kënaqësinë e tyre për ardhjen në jetë të fëmijës mbretërore të martën.

Megjithatë, Kate u detyrua të korrigjojë bashkëshortin e saj pasi William iu referua asaj aksidentalisht si ‘xhaxha’.

Ndërsa, ishin të pranishëm në inaugurimin e King’s Cup Regatta në Cutty Sark, çifti mbretëror u pyet në lidhje me ardhjen në jetë të foshnjës së Meghan dhe Princ Harryt. Dhe Princ William u përgjigj: “Po jam absolutisht i lumtur. Jam bërë xhaxha për herë të dytë.”

Më pasi iu drejtua bashkëshortes së tij, Kate: “Edhe ti gjithashtu..Por Kate filloi duke qeshur dhe e korrigjoi: “Unë nuk jam bërë definitivisht xhaxha.”

Duke kuptuar gabimin, çifti shpërtheu në të qeshura.