Galatasaray fitoi derbin e Stambollit, në rrugë të mirë drejt titullit kampion (VIDEO)

Galatasaray është në rrugë të mirë drejt shpalljes kampion në Superligën turke.
Skuadra e drejtuar ngaFatih Terim ka shënuar fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj rivalit për titull Istanbul Basaksehir, me rezultat 2:0.
Ndeshja për 90 minuta ishte mjaft e fortë dhe fituesin e vendosën detajet e vogla në pjesën e fundit të 45 minutave të dyta. Ish mbrojtësi i krahut të Sevillës, Mariano shënoi një supergol nga rreth 20 metra për të zhbllokuar rezultatin, teksa për atë final shënoi autogol në sekondat e fundit sulmuesi togolez Adebayor.

Pas kësaj fitore Galatasaray rikthehet në krye të tabelës me 60 pikë, kurse Besiktas, e Basaksehir kanë nga 59 pikë, kurse Fenerbahce është e katërta me 57 pikë.

https://www.youtube.com/watch?v=L1Nvgo6OsP4