Shqipëria merr gol në fund të ndeshjes, e mbyll grupin në vendin e tretë

Kombëtarja e Sbqipërisë ka barazuar ndaj Islandës në takimin e Grupit 2 në Ligën B të Ligës së Kombeve.

“Kuqezinjtë” lëshuan nga duart fitoren duke barazuar 1:1 në “Air Albania Stadium” ndaj islandezëve.

Golin e parë për Shqipërinë e realizoi mbrojtësi i krahut, Emir Lenjani në minutën e 35-të.

Islandezët shmangën humbjen në Tiranë në minutën e shtatë shtesë me anë të Anderson.

Me këtë barazim, Shqipëria mbetet në vendin e tretë në grup me dy pikë, Islanda tani ka katër pikë në pozitën e dytë.

I pari është Izraeli me tetë pikë.