Gani Geci reagon ndaj VV-së: Tentuan të marrin tre deputetë me votat e paligjshme të Serbisë

Ish-deputeti i LDK-së Gani Geci ka komentuar qëndrimin e VV-së në lidhje me ankesën e këtyre të fundit në Supreme për votat e ardhura me postë nga Serbia.

Ai thekson se është totalisht e pandershme që me 3000 vota serbe të ardhura në mënyrë të paligjshme të tentohet të merren tre deputetë ndërsa 43 mijë vota shqiptare të mos llogariten fare.

Geci në shkrimin e tij ironizon dhe me patriotizmin e LVV-së me flamujt Kuq e Zi.

Postimi i plotë:

“Është tërësisht e pa logjikshme, jo e ndershme, jo humane, jo demokratike dhe shumë pak i përshtatet patriotizmit verbal e me flamurin kuq e e zi, që me (tre mijë) 3000 vota serbe të ardhura me kamiona apo me autobusa nga Serbia në mënyrë të paligjshme me tentu me i marrë 3 (tre) deputet një partije tjetër shqiptare dhe me i gjujt në kontinier të berllogut 43 mijë vota shqiptare që kanë votuar ndonjë subjekt tjetër politik dhe kandidat tjerë shqiptarë.”