Vdes një person rrotullohet me traktor

Një person ka vdekur në fshatin Qabiq të Klinës.

Viktima derisa ishte në pyll, është rrotulluar me traktor dhe ka pësuar lëndime trupore.

Ai është dërguar në Spitalin e Pejës dhe më pas nga mjekët është informuar se viktima ka vdekur.

Rasti është duke u hetuar, njofton policia.