Garda Kombëtare e FSK-së përfundon operacionet në Shqipëri, nderohet nga Ushtria Shqiptare

Garda Kombëtare e FSK-së ka bërë të ditur se kanë përfunduar operacionet në Shqipëri pas menaxhimit të situatës së krijuar nga tërmeti, ata janë nderuar për angazhimin e tyre në kohë krize.

Postimi i plotë:

Me urdhër nga Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së, kontingjenti i përbërë nga njësit e Kërkim- Shpëtimit, Kompania për Operacione Civile, Mjekësisë, Policisë Ushtarake dhe ajo e Komunikimit, në mbrëmje kanë përfunduar operacionet në mbështetje të autoriteteve të Republikës së Shqipërisë për menaxhimin e situatës së krijuar nga tërmetet në Shqipëri.

Njësitë e Gardës Kombëtare të FSK-së, janë falënderuar për punën profesionale, përkushtimin dhe angazhimin e tyre gjatë kësaj kohe krize nga të gjithë liderët shtetëror dhe qytetarët e shumtë të Republikës së Shqipërisë.

Në prani të atasheut ushtarak të FSK-së në Republikën e Shqipërisë, Kolonel Bashkim Shillova, ushtarakët tanë janë nderuar me mirënjohje nga ana e Forcave Ushtarake të Republikës së Shqipërisë.