Gashi: Gabimet politike çuan deri në shqyrtimin e kërkesës së Serbisë nga KFOR-i

Ish- kryetari i LKÇK-së dhe ndihmës Komandanti i Zonës Operative të Shalës në kohën e UÇK-së, Sabit Gashi ka reaguar për situatën në veri, shkruan Fokusi.info.

Postimi i plotë:

Gabimet e renda politike çuan deri në marrjen ne shqyrtim nga KFOR-i te kerkeses se Serbise per vendosje te trupave te tyre ne Kosove. Madje nga diplomatë amerikane edhe barrikadat serbe u arsyetuan. Keto gabime do te percillen me pasoja afatgjata.