Bartetzko: Blerja e dronëve Bayraktar është humbje e parave të taksapaguesve kosovarë

Ish-ushtari gjerman i UÇK-së, Roland Bartetzko, ka kritikuar Qeverinë Kurti për blerjen e dronëve Bayraktar nga Turqia që sipas tij kanë dështuar keq në Ukrainë.

Bartetzko ka deklaruar se dronët Bayraktar nga Ukraina ishin “zhdukur” shkaku i kundërmasave elektronike të Rusisë.

Një gjë të tillë e thoshte edhe një artikull i Business Insider.

Ish-ushtari i UÇK-së shprehet se shpenzimi i parave në këta dronë është “humbje e parave të taksapaguesve” me anë të një postimi në Twitter.

Postimi i plotë:

Në shqip:

“Kush po i thotë (këshillon) atë (Kurtin) dhe ministrat e tij? Për shkak të kundërmasave të përmirësuara elektronike të Rusisë, shumica e Bayraktarëve ukrainas ishin zhdukur. Pak që shpëtuan tash përdoren vetëm për fluturime (të sigurta) të zbulimit. Harxhimi i parave në këta dronë është humbje e parave të taksapaguesve.