Gashi i ashpër me Kurtin: E ka marrë rolin e Halil Kastratit e Labinot Tahirit duke shpërnda lëmoshë

Shpërndarja e 100 eurove nga Qeveria e Kosovës për pensionistët dhe fëmijët, po shihet nga analisti Astrit Gashi si veprim popullist, për t’i mbuluar dështimet në shumë sfera ku Qeveria sipas tij ka dështuar.

Gashi në “Debat Plus”, tha se Kurti ia ka zënë vendin humanistit Halil Kastrati dhe këngëtarit Labinot Tahirit, duke dhënë lëmoshë sikurse ata.

“Kesh tu mëndu cka ka sjellë Albini si babadimër sivjet, nuk e ka lëshu vetëm dorën duke shpërnda ndihma që e ka marrë rolin e Halil Kastratit dhe Labit të Ferizajit, është shndërrua nga një kryeministër në Halil Kastrat dhe Labinot Tahir”, tha ai.

Gashi tha se me këtë veprim kryeministri Albin Kurti, po tenton t’i mbuloj dështimet në dialog dhe në sferat e tjera sikurse janë shpëndarja e buxhetit për investime të reja kapitale duke i favorizuar komunat e drejtuar nga VV.

“Roliun e babadimrit po më pëlqen se çka jellë sivjet, dhuratat e babadimrit sivjet janë përtej këto 100 eurove. Na ka gëzu me autonomi substanciale për serbët e veriut, që frika e njerëzve është që mundet me çu në federalizim. Na ka pru dhuratën që kemi inflacion shumë të madh që shkon në 10 deri 15 %, na ka pru mungesë të investimeve në kejt Kosovën. Ky babadimër ka vendos me i shkepë nga 100 euro me i fshehë atë që i dul dje, me e fsheh faktin që më pak se 200 mijë qytetarë të Kosovës, përfitojnë 50.2% të projekteve në komuna, krejt këta 1 milionë e diçka përfitojnë më pak. Ky është krim politik bëhet segregimi i qytetarëve, sot është mundu me u fshehë duke luajtur me shtresa vulnerable të shoqërisë, edhe fëmijët janë, edhe pensionistët”, tha ai.

Gashi tha se Qeveria ka të drejtë të veprojë kështu dhe të shpërndajë para për qytetarët, por kjo sipas tij tregon mungesë e një strategjie për rritje ekonomike.

“Qeveria ka të drejtë me bë kësi veprime, a është keq që nuk i ka lënë këto pare me celë vo në buxhet e i ka shkep, pe zëmë që është mirë, a i bje mirë qytetarëve, po i bje mirë. A është strategji kjo? Jo! Qeveria është dashtë të bëjë investime strategjike me kriju klimë për investime, me u rritë biznese, punësimi me u shtu taksa e me u rritë pensionet, jo lëmosha”;, tha ai.

Sipas tij gjatë qeverisjes së Kurtit në Kosovë nuk ka pasur investime dhe asgjë të re përveç mundësisë së formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Qeveria po i merr paret tona, për me i fshehë keqpërdorimet e parave tona, nuk ka investime nuk ka kurgjë të re, përpos republikës të re serbe, kjo e ka tejkalu është republikë e re serbe edhe ma e rrezikshme. Po i fshehë këto tu shkepë lëmoshë, ka të drejtë por është taktikë miope”, tha ai.