Gashi i SBASHK-ut: Greva vazhdon deri sa të nënshkruhet një marrëveshje mes Jasharajt e Kurtit

Skënder Gashi nga SBAShK-u, ka thënë se nëse nesër nuk do të arrihet një mirëkuptim mes palëve, atëherë do të vazhdojë greva.

Gashi ka thënë se nuk tërhiqen prapa nga kërkesat e tyre.

“Greva vazhdon, derisa të ulen dhe të nënshkruajnë një marrëveshje mes Kryetarit të Këshillit Grevist, Rrahman Jasharajt dhe Kryeministrit Albin Kurti dhe të dalin para medieve që thonë se kjo marrëveshje e përfundon grevën”, ka thënë Gashi në Politiko.