E bujshme, Shkëndija e Tetovës në “Champions League”, tenton ta marrë “Higuainin” e Kosovës

Shkëndija e Tetovës do të tentojë për të shkuar në grupet e “Europa League” në sezonin e ardhshëm, ndërsa i ka shkuar aq shumë herë pranë në vitet e fundit. Faktikisht ekipi shqiptar në Maqedoninë e Veriut, do i nisë eliminatoret në “Champions League”.

Për të pretenduar një kualifikim në fazën e grupeve të turneut më të rëndësishëm europian, është thuajse e pamundur, por në “Europa League” janë të gjitha gjasat që flasin për një arritje të mundshme. Shkëndija e Tetovës po përgatitet për një merkato me jehonë të madhe, ndërsa emri i fundit që del në media është Atdhe Nuhiu.

Sulmuesi i Kosovës që luan me Shefield Wendsay, ka kaluar një sezon krejtësisht për t’u harruar. Madje është vendosur edhe në objekt të talljeve nga tifozët anglezë, por së fundmi edhe nga ata të Bullgarisë. Me fizikun e Higuainit në kohët më të errëta, Nuhiu u shfaq përtej normave fizike të duhura, duke bërë nxehmje ndaj rivalëve të Kosovës. /Shqiperia.ch/