Gashi: Ku i futë hundët Sali Berisha 30 vjet do të ketë përçarje

Ish-Kryetari i LKÇK-së dhe ndihmës Komandant i Zonës Operative të Shalës në kohën e UÇK-së, z. Sabit Gashi në një postim në facebook ka shkruar se do të mund t’iu besonte të gjitha teorive dhe akuzave të treshes Sali – Albin – Ilir, kundër treshes Ed – Hashim – Baton, por nuk mund të besoj kurrë që Edi, Hashimi dhe Batoni të kenë fuqi që t’ia imponojnë Presidentit Amerikan politikën në Ballkan, në çfardo kombinatorike, me Vuçiqin apo pa të.
Postimi i plotë i tij:
Do të mund t’iu besoja të gjitha teorive dhe akuzave të treshes Sali – Albin – Ilir, kundër treshes Ed – Hashim – Baton, por nuk mund të besoj kurrë që Edi, Hashimi dhe Batoni të kenë fuqi që t’ia imponojnë Presidentit Amerikan politikën në Ballkan, në çfardo kombinatorike, me Vuçiqin apo pa të.
Loja me gjasë po luhet e tillë që të gjitha palët po e konsiderojnë se Amerika do të finalizojë atë që ia ka mësyrë, por kundërshtarët politikë të Edit dhe Hashimit, po pozicionohen si “luftëtarë të denjë” në luftën kundër “tradhtisë së madhe” që po bëjnë Rama dhe Thaçi me ndihmën e Batonit.
Madje pozicionimi politik kundër Ramës dhe Thaçit është i tillë që edhe nëse fitojmë dy fshatra me shqiptarë dhe humbim një fshat me serbë, do të konsiderohet tradhti, sepse do të merret si humbje për shkak të lejimit të tkurrjes së territorit të Kosovës.
Ku do që i fut hundët Salihu përgatitu për së paku tridhjet vjet polarizim ndërshqiptar deri në prag-vllavrasje”.