Detaje nga Inspektorati Policor: Bëhet e ditur pse u arrestua udhëheqësi i Krimeve Ekonomike në Prishtinë

Inspektorati Policor i Kosovës sapo ka kryer dy arrestime në qendër të Prishtinës.

Është mësuar se në pranga ka përfunduar Lavdim Osmani, udhëheqës i Krimeve Ekonomike në Prishtinë dhe një qytetar.

Lidhur me këtë rast, Indeksonline ka kontaktuar zëdhënësin për media në IPK, Arbër Beka i cili konfirmoi rastin.

“Po mund të konfirmoj rastin. Inspektorati Policor i Kosovës në orët e mbrëmjes ka realizuar një operacion që ka rezultuar me arrestimin e dy të dyshuarve. Njëri nga ta zyrtar policor, tjetri qytetar”, tha Beka.

Tutje ai theksoi se zyrtari policor është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘Marrje të ryshfetit dhe keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar’.

“Detajet shtesë do të shpalosen nesër nga IPK”, shtoi Beka.